E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Praktika dy mujore në Ministrinë e Jashtme, ministri Hasani: Kontributi juaj do të jetë vlerë e shtuar në punën tonë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka njoftuar nisjen e praktolave dy mujore pranë kësaj ministrie për të mësuar më shume mbi politikën e jashtme dhe diplomacisë.

Afati i fundit i aplikimit është data 15 prill, teksa Hasani thekson se kontrobuti i kujtdo do të jetë vlerë e shtuar në punën e ministrisë.

Reklamë

“Kontribuo për vendin dhe nis karrierën tënde nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë.

Praktika dy mujore, pranë MEPJ, të jep mundësinë për të mësuar më shumë mbi: politikën e jashtme, integrimin Evropian, sigurinë, diplomacinë ekonomike e publike si dhe mbi organizatat ndërkombëtare dhe rolit të Shqipërisë në çështjet globale.

Afati i fundit i aplikimit është data 15 prill 2024.

Për më shumë informacion ndiqni hapat e mëposhtëm

Jam i bindur që kontributi dhe angazhimi juaj do të jetë një vlerë e shtuar në punën tonë”, njofton Hasani. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë