Subscribe

Bashkimi Europian po përpiqet te mbaje brenda unionit Britaninë, e cila ka kërcënuar ta braktise ate. Nje draft marrëveshje per disa reforma ne këmbim te qëndrimit te saj ne bllok, është publikuar nga presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili ka zhvilluar se fundi takime me kryeministrin Cameron. Dokumenti thekson se propozimi i Cameron per te ndalur përfitimet per 4 vjet për emigrantet nga vendet e BE qe punojnë ne Britani, mund te hyje ne fuqi menjëherë pas referendumit te parashikuar per qëndrimin ose jo te vendit ne union. Ne te thuhet se benefitet per fëmijët e tyre qe jetojnë jashtë Britanise duhet te jene me te ulta. Duke u ndalur tek siguria dokumenti thekson gjithashtu se Cameron do te kete fuqine te ndale hyrjen ne Britani te personave te dyshuar si terroriste, edhe pse ata mund te mos paraqesin nje kërcenim te afërt. Pjese e draftit jane edhe disa masa qe u japin mundësi shteteve anëtare te unionit mund te bllokojnë disa ligje te BE. Por propozimet duhet te miratohen nga lideret e 28 vendeve anëtare te Bashkimit Europian përpara samitit te 18-19 shkurtit ne Bruksel. Nëse arrihet nje pakt nga liderët europiane, referendumi per te ardhmen e Britanise do te mbahet ne muajin qershor .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *