Panucci humbet dy lojtarë para ndeshjues së rëndësishme kundër Izraelit në Ligën e Kombeve.

 

Për shkak të probleme fizike dhe konkretisht tërheqjeve muskulare të pësuara gjatë ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë futbollistët e ekipit kombëtar, Frederic Veseli dhe Ylber Ramadani janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar për të vijuar me fazën riaftësuese.

 

Trajneri i skuadrës përfaqësuese Christian Panuccika kërkuar që ekipit ti bashkohen mbrojtësi Ivan Balliu dhe mesfushori Sabien Lilaj, të cilët do të jenë në dispozicion të skuadrës kombëtare, në vigjilje të ndeshjes zyrtare të datës 14 tetor ora 20:45 në Izrael.

 

Shqipëria sipas programit, këtë të premte ka zhvilluar seancën e parë stervitore, teksa do të ketë edhe një të dytë pasdite, por me dyer të mbyllura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *