Mbi 90 persona jane paraqitur në 24 orët e fundit d ne spitalin e Bulqizes me simptoma helmimi. Ata jane banore te lagjes “Gjeologu” poshte galerive te minierave.

Paraprakisht dyshohet se shkak eshte bere uji i pijshem qe mund te jete perzier me ujerat e ndotura qe rrjedhin nga miniera.

Drejtori i spitalit te Bulqizes, Haziz Jella thote se situata po shkon drejt nje epidemie.

Te helmuarit e paraqitur ne spital me simptoma helmimi jane te moshave te ndryshme nga femije deri tek te rriturit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *