E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“PPP një bombë me sahat për vendin”/ Basha: Shqipëria, e para në botë për koncesione

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se kryeministri Edi Rama ka dështuar më shumë se 100 herë në tetë vjet qeverisje.

Përmes një postimi në “Instagram”, lideri demokrat nënvizoi se PPP-të janë një bombë me sahat për vendin, duke shtuar se koncesionet nuk raportohen si borxh, por se kanë kosto pa kontroll.

Reklamë

“Si renditet Shqipëria në përdorimin e PPP-ve, krahasuar me vendet e Europës? Përgjigja është se vendi ynë renditet e para në Europë. Kjo sepse PPP-të janë një bombë me sahat për vendin. Nuk raportohen si borxh, kanë kosto të fryra, që rriten pa kontroll, të pabazuara në studime dhe u jepen kompanive, që janë të lidhura me qeverinë”, shkruan Basha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë