E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

PPE përjashton partinë e kryeministrit hungarez Viktor Orban

Partia e kryeministrit hungarez Viktor Orban është përjashtuar nga Partia Popullore Europiane.  Ky është një njoftim që ka ardhur menjëherë pas votimit të kësaj të mërkure.

 

Lajmi është konfirmuar nga presidenti i PPE-së Joseph Daul.  Ndërkohë tashmë Orban nuk do të mund të marrë më pjesë në takimet e nivelit të lartë me udhëheqësit e grupit.

 

Reklamë

Tensionet erdhën pas retorikës anti-europiane te kryeministrit hungarez muajt e fundit.  Dymbëdhjetë antarë të PPE-së, kërkuan largimin e tij pas konflikteve në rritje dhe ashpërsimit të gjuhës me disa zyrtarë të lartë brenda unionit, në veçanti kundër presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.

 

Ky i fundit në mënyrë të përsëritur është shprehur për dëbimin e Viktor Orban dhe partisë së tij nga grupi i djathtë.

 

Situata u ashpërsua më tepër kur orban kritikoi brukselin gjatë valës së regugjatëve që përfshiu Europën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë