E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Pozicionohuni pro ose kundër”/ Nishani: Ja çështja që shtron lëvizja e Berishës

Ish presidenti Bujar Nishani thotë se ndaj foltores dhe lëvizjes së ish kryemiminstrit Sali Berisha po tentohet të ngrihen teza dhe diversione.

Sipas tij, teza dhe çështja e vetme që shtron kjo lëvizje është e qartë: A duhet që Lulzim Basha t’i respektojë dhe dëgjojë anëtarët dhe strukturat e PD-së? Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nishani shkruan se gjithëkush ka të drejtën të pozicionohet pro ose kundër.

Postimi i plotë i Nishanit:

Ndaj Foltores dhe lëvizjes së Z. Berisha, po tentohet të ngrihen teza e diversione pa fund ! Shumica e tyre dalë nga kazani propagandës së Edi Ramës. Në fakt teza dhe çështja e vetme që shtron kjo lëvizje është e thjeshtë dhe e qartë ! A duhet që Lulzim Basha ti respektojë dhe dëgjojë anëtarët dhe strukturat e PD-së ? Kaq e thjesht është. Ndaj kësaj gjithsekush ka të drejtën të pozicionohet PRO ose KUNDER. Pa shumë spërdredhje !

Vazhdo të lexosh

Reklamë