Posta ka vënë në dispozicion numrat e kontaktit për ata pensionistë që kërkojnë informacione apo kanë paqartësi në lidhje me shpërndarjen e pensioneve në adresë.

 

Ata mund të kontaktojnë në dy numrat e telefonit për çdo informacion sa i përket shpërndarjes së pensioneve në shtëpi.

 

 

“Të gjithë pensionistët e Qarkut Tiranë, përveç informacioneve të afishuara në zyrat postare dhe në faqen zyrtare të Postës Shqiptare, për çdo informacion apo paqartësi në lidhje me shpërndarjen e pensioneve në adresë mund të kontaktojnë në numrat e kontaktit të Filialit të Postës Tiranë: 0692285591, 0694316998. Njoftim mbi shpërndarjen e pensioneve në banesë. Të gjithë pensionistët e Qarkut Tiranë, për çdo informacion apo paqartësi në lidhje me shpërndarjen e pensioneve në adresë, luten të kontaktojnë në numrat e kontaktit të Filialit të Postës Tiranë”, thuhet në njoftimin e Postës.

 

Pak ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se në vijim të masave të marra për parandalimin e koronavirusit, pensionistëve do t’iu dërgohet pensioni në shtëpi. Dërgimi do të bëhet me zero kosto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *