Subscribe

Nismave te ndërmarra nga Bashkia e Tiranës për mbrojtjen e mjedisit i janë bashkuar edhe institucionet e kompanitë e ndryshme, te cilat jo vetem po kontribuojnë ne mbjelljen e pemëve, por edhe ne transformimin e flotës se automjeteve.

 

Kete here nismes per gjelbërimin i jane bashkuar përfaqësues se Postes Evropiane e asaj shqiptare.

 

“Jam shumë i lumtur që dy kolegë që përfaqësojnë Postën Shqiptare dhe Postën e Europës, janë bashkë me ne në aksionin e mbjelljes së pemëve. Më vjen mirë që jo vetëm shqiptarë, por edhe të huajt që vijnë këtu për një konferencë, seminar ose udhëtim pune, gjejnë pak kohë dhe i bashkohen energjisë së qytetit për mbjelljen e pemëve. Jemi në muajin e fundit, falë Zotit ka pasur edhe shi, lagështirë, një moment perfekt për ta mbyllur me një sprint të fortë mbjelljen e pemëve”

 

Ndërkohë posta shqiptare, ne flotën e saj do te kete 12 automjete ekologjike te dhuruara nga Universal Postal Union, ndërkohe kryeqytetit do ti shtohen 6 karikues per automjetet elektrike.

 

 “Posta është një industri logjistike, kryen shumë lëvizje me automjete, dhe jo vetëm që po e rikuperon këtë duke mbjellë pemë që thithin dioksid karboni dhe çlirojnë oksigjen, por mbi të gjitha duke ofruar një projekt pilot fantastik, duke i shtuar flotës së saj 12 makina ekologjike, 6 prej tyre totalisht elektrike, si dhe 6 karikues, që u shtohen karikuesve të bashkisë, për t’u siguruar që siç kemi stacion autobusi ose pikë karburanti, kemi edhe stacion karikimi të makinave elektrike. Posta bëhet institucioni i parë që fillon këtë revolucion të gjelbër për Tiranën kur vjen puna te transporti”

 

Veliaj u shpreh i bindur se ashtu si nisma per dhurimin e pemëve edhe ajo e zëvendësimit te automjeteve me makina elektrike do te gjejnë përkrahjen e qytetareve dhe kompanive.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *