E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Bota

Portugalia nën kërcënimin e flakëve

Rritja e temperaturave dhe era po pengojnë përpjekjet për vënien në kontroll të të gjitha vatrave të zjarrit në portugali. Në disa zona zjarret mund të riaktivizohen. Sipas zyrtarëve të mbrojtjes civile, deri tani janë shuar 70 përqind e tyre, c’ka do të thotë se pjesa tjetër përbën shqetësim serioz. Numri i viktimave nga zjarret që përfshinë verilindjen te dielën ka arritur në 64, ndërsa të plagosurit janë më shumë se 130. Shumica gjetën vdekjen në automjete, teksa përpiqeshin të shpëtonin. Në rajonin  e përfshirë nga zjarret është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë