Qindra zjarrëfikës po luftojnë me zjarret masive që kanë përfshirë zonat pyjore dhe malore të Portugalisë qendrore. 8 zjarrëfikës dhe 12 civilë raportohet se janë lënduar si pasojë e flakëve në rajonin e Castelo Branko, ndërsa banorët e zonave pranë janë evakuar.

800 zjarrëfikës, 245 automjete dhe 13 avionë dhe helikopterë janë angazhuar për shuarjen e 3 vatrave masive të zjarrit, 2 prej të cilave janë vënë nën kotroll.

Autoritetet ndërkohë po hetojnë për shkaqet e zjarreve që u përhapën me shpetësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës. Policia dyshon që zjarret mund të jenë të qëllimshme pasi janë vendosur shumë pranë njëri-tjetrit.

Presidenti I vendit Marcelo Rebelo de Sousa shprehu “solidaritetin e tij me qindra njerëz që po luftojnë me vatrat e zjarrit.

Zjarret janë një kërcënim serioz dhe një problem I përsëritur në Portugali, një vend me temperatura të larta, I pyllëzuar dhe I prekur nga erërat e forta të Atlantikut.

Vetëm një vit më parë 64 persona humbën jetën madh në krahinën e Pedrogao Grande si pasojë e zjarreve masive, ndërsa 250 të tjerë mbetën të plagosur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *