Nga kjo e premte, Portugalia heq të gjitha kufizimet për prandalimin e perhapjes së pandemisë së koronavirusit. Baret dhe klubet e natës do të rihapen, numri i kufizuar i personave në evente, dasma dhe restorante nuk do të zbatohet më.

Pasaporta e gjelbër nuk do të jetë më e detyrueshme në hotele dhe palestra, por vetëm për udhëtime me aeroplan, anije dhe për pjesëmarrje në ngjarje sportive. Kjo hapje e vendit lidhet me faktin se Portugalia kryeson listën e vendeve me nivelin më të lartë të vaksinimit në botë. 84% e popullsisë mbi 12 vjeç është e vaksinuar me te dyja dozat dhe 86% vetëm me një dozë.

Edhe në Francë ka nisur lehtësimi gradual i masave në fuqi. Qeveria ka vendosur të heqë detyrimin për vendosjen e maskës për nxënësit në shkollat ​​fillore në zonat me një shkallë të ulët të infeksionit COVID-19.

Nga ana tjetër, numri i lartë i të infektuarve ditorë edhe viktimave nga koronavirusi ka detyruar disa shtete të tjera të bëjnë të detyrueshme certifikatën shëndetësore.

Greqia edhe italia kanë vendosur certifikatën e re shendtesore për të frekuentuar ambientet e brendshme ne lokale restorante si dhe aktivitete kulturore. Ndërkohë vaksinimin me detyrim duhet për të gjithe personelin shendetesor. Edhe Gjermania ka vendosur masa të ngjashme për të rritur numrin e personae të vaksinuar.

Gjithashtu, nga 4 tetori, të gjithë punonjësitë në të gjitha sektorët në Kroaci do të duhët të paraqesin kartën e vaksinimit ose një vertetim që kanë kaluar virusin për të patur akses në ambientet e punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *