Vazhdon me tej ajo skuadër qe nuk ka fituar asnjë ndeshje deri tani ne kohen e rregullt, largohet ai ekip qe nuk njohu humbje ne 5 sfida. Pas nje kualifikimi me tre barazime ne grupe dhe nje fitore ne minutën e 117, Portugalia e Kristiano Ronaldos arrin te kualifikohet me penallti ne gjysmëfinalet e Euro 2016. Ne Velodrom te Marsejes, luzitanet larguan nga skena Poloninë e Levandavskit edhe pse ju deshën jo vetëm 120 minuta loje, por edhe saktësia nga pika e bardhe e penalltive. Polaket e filluan mjaft mire takimin duke kaluar ne avantazh pas 1 minute e 40 sekondash goli me i shpejte i evropianit i realizuar nga Robert Levandovski. Por me kalimin e minutave skuadra e teknikut Navalka, nuk pati atë fillim te vrullshëm, duke i lënë kontrollin e fushës kundërshtarit. Dhe ne minutën e 33, Renato Sanchez u be lojtari me i ri i evropianit, i cili me nje gjuajtje potente me te majtën i devijuar edhe nga Krichoviak ktheu gjithçka ne baraspeshe. Ne pjesën e dyte, portugezet kishin nje avantazh te lehte, por protagonist i tyre Kristiano Ronaldo, nuk arriti te kalonte ne avantazh skuadrën e tij. Te dy ekipet ju drejtuan 30 minutave te shtesës, por rezultati nuk ndryshoi deri ne fund 1-1. Ne penalltinë e fundit, Blazhikovski gaboi per Polonine, ndërsa Quaresma i dhuroi kualifikimin skuadrës se trajnerit Santos ne rezultatin përfundimtar 5-3.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *