Portugalia eliminon Kroacinë ne kohen shtese, duke përcaktuar nje përballje me Poloninë ne çerekfinale, qe nga ana e saj arriti te munde Zvicrën, vetëm pas goditjes se 11-metershave. Skuadrës se udhëhequr nga Kristiano Ronaldo i jane dashur 117 minuta loje per te kaluar ballkanasit, qe zhvilluan nje ndeshje shume te mire. Ronaldo u be protagonist ne golin e shënuar nga Kuarezhma, qe i dha te besuarve te Fernando Santos kalimin me tej. Ne përgjithësi te dyja skuadrat kane menduar me shume per te mbrojtur sesa per te zhvilluar nje loje te hapur, siç kishin vepruar ne sfidat ne grupe. Per kete arsye pjesa e pare është mbyllur me vetëm nje rast te vertete shënimi per secilën skuadër. Ndersa 45 minutat e dyta eshte vene re nje loje me e hapur, por portugezet jane shfaqur superiore, duke dominuar kryesisht ne sulm me inkursione te shpejta. Ne minutat e shtesës, portugezet kane shfaqur forme me te dobët fizike, por atehere kur nuk pritej opas nje aksioni te kroateve qe godasin shtyllën, Ronaldo zbret me shpejtesi godet porten dhe pas pritjes se portierit Kuerasma e shtyn me koke ne rrjete. Skuadra tjeter e kualifikuar nga ndeshjet e se shtunës eshte Uellsi ne derbin britanik me Ilanden e Veriut.