E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Bota

Portugalia e Spanja në flakë

 

Portugalia ka shpallur tri ditë zie kombëtare për viktimat e zjarreve që u përhapën në zonat qendrore dhe veriore të dielën dhe të hënën. Të paktën 36 vetë humben jetën.

 

Zjarret filluan si pasoje e thatësirës dhe temperaturave të larta dhe u përhapen me shpejtësi. Flakët përtej kufirit, në Spanjë, i kushtuan jetën të paktën 3 personave. Situata e rënduar shtyu autoritetet të shpallin gjendjen e emergjencës në zonat që gjenden në veri të lumit Tagua, një sipërfaqe kjo sa gjysma e territorit të saj.

Reklamë

 

Reshjet e shiut të hënën ndihmuan në shuarjen e shumë zjarreve, por disa vatra të tjera ishin aktive gjate natës. Qytetarët rrëfejnë se kishin pasur shumë pak kohë për të reaguar, pasi ritmi i përhapjes së flakëve ishte i pabesueshëm.

 

Mes viktimave në Portugali ishte edhe një bebe 1 muajshe. Në rajonin e Galicias në Spanjë 2 prej 3 viktimave u gjetën brenda një makine të djegur.

 

Politikanët spanjollë mendojnë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë