Zv. Kryeministrja dhe njëherësh Ministre Belinda Balluku foli sot në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ndërtimin e portit të ri në zonën e Porto Romanos në Durrës.

Balluku tha se projekti i Porto Romanos është një nga projektet më transparente dhe të detajuara që republika e Shipërisë ka hartuar në periudhën e pluralizmit.

Balluku tha se në Durrës do të ketë dy porte, një turistik dhe ai i Porto Romanos i profilkit tregtar dhe militar.

Belinda Balluku: Ky është projekti me transparent dhe i detajuar qe republika e Shqipërisë ka bërë në pluralizëm. Çdo gjë është bërë përmes garave ndërkombëtare. Bëhet fjalë mër 2 porte, një port turistik që do të jetë ai që sot është tregtar, dhe një port tregtar dhe militar në Porto Romano. Për sa i përket portit turistik qeveria shqiptare gëzon 33 përqind të aksioneve, dhe do të jetë një nga portet tursitike më të rëndësishme të Mesdheut./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *