E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Porto mban distancën për titull, 5 pikë larg Benfikës

Porto e Serxhio Konseisaos mbajti distancën prej 5 pikesh ne krye me ndjekësen me te afërt për titull Benfiken edhe pas javës 24 te kampionatit portugez.

 

Ne Municipal de Portimao, dragonjtë shpartalluan vendasit e Portimonenses me rezultatin e thelle 5-1. Një ndeshje qe nuk u vu ne dyshim për asnjë çast nga miqtë te cilët gjeten rrjetën qe ne minutën e 10 me Marega. 6 minuta me vone braziliani Otavio realizoi golin e dyte duke e bere gjithçka e me te lehte për Porton.

 

Reklamë

Përballë një skuadre te dobët për te reaguar, një minute nga fundi i pjesës se pare Marega realizoi golin e trete dhe te dytin personal.

 

Edhe ne pjesën e dyte i njëjti refren me Porton dominuese. Ne minutën e 59 Tikinjo Soares realizoi golin e katërt ndërsa shenje ne këtë mbrëmje do te linte edhe Jasin Brahimi i cili mposhti portierin kundërshtar ne minutën e 66.

 

Goli i nderit për portimonense u shënua ne minutën e dyte te shtesës nga Posinjolo.

 

Java e 24 e kampionatit portugez vazhdon sonte ne Tring ne orën 22:00 kur ne Hoze Alvalade Sporting sfidon Moreirense ne përpjekje për t’iu afruar vendit te dyte Benfikes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë