Ka qene radha e Portos te luaje ndeshjen e pare ne kampionatin e 85 portugez te futbollit nje ekskluzivitet i paketës Tring dhe djemtë e Serxho Konsesaos e nisin aty ku e lane sezonin e shkuar. Kane dhuruar nje fitore me goleade perballe skuadrës modeste te Chaves, por qe jo pak here u ka krijuar probleme ne Odragao.
Kete here nuk ishte kështu. E ka nisur ne sulm skuadra bardh e blu dhe është shpërblyer menjëherë ne minutën e 14 me ane te sulmuesit Vinsent Abubakar golashënuesi me i mire i skuadrës sezonin e shkuar.
Dhe nuk ndalet me kaq, sepse ne minutën e 20 eshte serish kamerunasi qe i çon shifrat ne 2-0. Ne minutën e fundit te pjesës se pare eshte Brahimi qe trefishon rezultatin dhe skuadrat shkojnë ne dhomat e zhveshjes me keto shifra. Edhe ne pjesën e dyte vijon presingu i vendasve me nje loje asfiksuese ndaj kundërshtarit qe jep frytet e veta. Zhezus Korona rrëmben nje top ne mesin e fushës marshon përpara, hyn brenda zonës dhe godet fort ne minutën e 71.
Shifrat e thella bëjnë nervoze kundërshtaret qe humbasin nervat dhe per pasoje ndëshkohet me te kuq Zhoao Teishera ne te 80. Ne fund ka kohe edhe per nje gol te Marius Mouandilmaxhit sulmuesit premtues nga Mali. Porto ka marre menjëherë kryesimin per shkak te golaverazhit duke u dhëne nje sinjal te qarte kundërshtareve se do te jete ajo skuadra per t’u mundur edhe ketë sezon.




