Konfirmohet me koronavirus, portieri i Romës, Antonio Mirante.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti në rrjetet sociale.

Gardiani ka rrëfyer se është asimptomatik por ndihet mirë.

“Përshëndetje të gjithëve, siç disa prej jush mund ta dinë unë kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Dua t’ju njoftoj se jam mirë. Nuk kam simptoma dhe ndihem mirë.

Jam izoluar dhe shpresoj që të rikuperohem sa më shpejt dhe të bashkohem me skuadrën. Ju falënderoj për mesazhet që më keni dërguar”, shkruan Mirante në reagimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *