E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 27 minuta më parë
Kronikë

Portieri i ekipit të Durrësit humb jetën në aksident

Një 44-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor, në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në autostradën Tiranë-Durrës.

 

Viktimë mbeti Hektor Psatha, pjesë e skuadrës së minifutbollit të Teutës.

 

Reklamë

Ai së bashku me një shok të tijin po kthehej nga kryeqyteti, por në afërsi të Sukthit humbi kontrollin e makinës.

 

Si pasojë, mjeti doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Nga goditja e fortë humbi jetën në vend 44-vjeçari, ndërsa u plagos rëndë miku i tij, i cili u dërgua me urgjencë në spital.

Vazhdo të lexosh

Reklamë