Portieri Etrit Berisha duket se po rikuperohet me shpejtësi per ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë, teksa ne stërvitjen e fundit është stërvitur me grupin duke vene ne dyshim tashme teknikun Panuci se kush do ta mbroje portën ai apo Strakosha. Gardiani kuqezi ka ruajtur entuziazmin teksa është shprehur se ka edhe disa dite ne dispozicion per te pare nëse do te jete qe nga minuta e pare kundër skandinaveve. Shtatlarti u ka thurur elozhe edhe prurjeve te reja ne kombëtare si lojtare me mjaft kualitet qe mund ta ndihmojnë shume skuadrën ne te ardhmen.

 

Ndërkohe Mërgim Mavraj ka bere te ditur se porta dhe prapavija kane qene gjithmonë shtyllat e kombëtares, por ne skuadër duhen 11 lidera. Ne fund edhe nje krahasim mes trajnerëve De Biasi dhe Panuci.

 

Gjate këtyre ditëve, italiani Panuci ka provuar disa module, por edhe emra te ndryshëm ne pozicione te caktuara. Përveç balotazhit ne porte, duket se do te ketë beteje deri ne fund mes tre emrave ne qendër te mbrojtjes Mavraj-Gjimshiti-Ajeti, por edhe ne qendër te sulmit mes Sadikut dhe Balaj. Kjo te paktën u pa ne ndeshjen mes grupit ne stërvitjen e fundit. Ndërkohe Ylber Ramadani dhe Kamer Qaka shihen si pjese e formacionit ne mesfushe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *