Subscribe

Opozita ka ftuar qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në këtë fushatë elektorale në një portal të posaçëm të hapur për zgjedhjet e 14 majit me emrin transparenca.com.

 

Sekretari për çështjet zgjedhore Ivi Kaso ka sqaruar se opozita ka ngritur një Task-Forcë vetëm për zgjedhje dhe çdo denoncim që vjen nga qytetarët do të ndiqet në mënyrë ligjore deri në fund

 

IVI KASO

 

SEKRETAR PER CESHTJET ZGJEDHORE

 

“Ju bej thirrje denonconi në kushte e anonimiteti dhe garantojmë me përgjegjësinë tonë për ndjekjen e plotë.”

 

Kaso ka sqaruar se deri tani opozita po ndjek çdo denoncim për shkelje të Kodit Zgjedhor që ka ardhur nga degët apo shtabet e kandidatëve duke i çuar këto çështje në KQZ ose në Prokurori, në varësi të shkeljes që është kryer.

 

 “Dhjetëra kallëzime penale  janë depozituar në prokuritë  e rretheve dhe 7 kallëzime penale në SPAK”

 

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” prej javësh është fokusuar tek monitorimi i përgatitjes së zgjedhjeve të 14 majit e veçanërisht deri tani tek përdorimi i burimeve shtetërore në funksion të mazhorancës socialiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *