Një automjet tip Porsche ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës në aksin Fier- Patos, pranë vendit të njohur si kthesa e Patosit.

 

Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga, ndërsa drejtusi i tij, për shkak të plagëve të marra, është dërguar në spitalin e Fierit ku dhe po merr ndihmën mjeksore. Paraprakisht mësohet se drejtues i i mjetit është një i ri 29 vjecar, i cili udhëtonte i vetëm në makinën e tij.

 

Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë një parakalim i gabuar. Policia ka mbërritur pranë vendit të ngjarjes.

 

Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Fier-Patos, shtetasi M. P., 29 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *