Kronikë
Porsch përplaset me Opel/ Forca e goditjes rrëzon shtyllën e ndriçimit

Një aksident i trefishtë ndodhi paraditen e kësaj të marte në Durrës por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.
Aksidenti ndodhi në afërsi të portit, ku një automjet tip “Porsh” u përplas me një makinë tip “Opel”.
Reklamë
Nga goditja e fortë, dy mjetet dolën jashtë rruge ndërsa u dëmtua edhe një motor i cili ishte i parkuar aty pranë.
Nga përplasja e fortë e mjeteve u rrëzua edhe një shtyllë e ndriçimit rrugor.
Shkak për aksidentin dyshohet se u bë shpejtësia e lartë e dy makinave
Vazhdo të lexosh
Reklamë




