E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 42 minuta më parë
Kronikë

Porositi vrasje, kapet në Spanjë Leonard Luzi, planifikoi atentatin ndaj Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj

Një vit pas atentatit që iu bë Inez Hajrullas, një personazh i njohur i krimit në Vlorë, policia spanjolle në bashkëpunim me Interpol Tiranën ka vënë në pranga porositësin dhe organizatorin e ngjarjes kriminale, Leonard Luzi.

47-vjeçari pritet të ekstradohet në Shqipëri, pasi SPAK e akuzon si porositës të atentatit të planifikuar ndaj Hajrullës, por dhe ndaj Ervis Matodashajt në gusht 2023, pas konflikteve për lojërat e fatit.

Reklamë

Leonard Luzi kishte organizuar vrasjen, por atentati u parandalua nga policia që arrestoi vrasësin me pagesë, Amarildo Nikolli.

Gjykata ka caktuar ndaj Leonard Luzit masën “arrest në burg” për disa vepra penale./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë