E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Porositë e Bashës: Protesta pa afat në rrethe dhe para Parlamentit

13 prilli do të jetë data e radhës ku opozita do të zhvillojë një tjetër tubim masiv kundër qeverisë.

 

Tubimi do të zhvillohet tek Kryeminsitria, dhe do të mbahet në orën 18:00.

 

Reklamë

Por opozita duket se nuk do të ndalet me kaq pasi do të protestojë edhe këtë të enjte para Parlamentit.

 

Ky ka qenë vendimi I marrë këtë të hënë në mbledhjen e Kryesisë së PD, ku lideri demokrat ndau dhe detyrat për vijimin e aksionit politik.

 

Mësohet se kreu demokrat ka kërkuar anëtarët e Kryesisë që të mos ndërpriten protestat në çdo seancë parlametare si dhe të ketë angazhim maksimal nga degët në zona të caktuara.

 

Ai bëri të ditur gjithashtu se protestat do të shtrihen edhe në rrethe.

 

Krahas këtyre porosive, Basha ka kërkuar që të ketë mbledhje javore në të gjitha degët në mënyrë që të ketë një pjesëmarrje sa më massive në protesta.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë