Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së premtes në burgun e sigurisë së Lartë në Peqin, ku është vrarë një i dënuar ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur .

Vizion Plus mësoi më herët se ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e ajrosjes, ku ndodheshin tre të burgosurit me dënim të përjetshëm Sokol Mjacaj, Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja.

Lexo edhe :

Related Posts

Të njëjtat burime konfirmuan se ka qenë Sokol Mjacaj i cili ka qëlluar me pistoletë në drejtim të dy të burgosurve të tjerë, ku njëri prej tyre ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Fillimisht ngjarja u mohua nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila theksoi se ka patur vetëm një sherr mes të burgosurve, duke mos pranuar përdorimin e armëve të zjarrit.

Por më vonë u mësua se Arben Lleshi ka mbetur i vdekur nga plumbat që ka marrë në trup, ndërsa i burgosuri tjetër Indrit Shaqja ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Është dashur ndërhyrja e forcave speciale për të vënë nën kontroll situatën.

Droni futi pistoletën në burg

Vizion Plus mëson se arma e përdorur nga Sokol Mjacaj për të vrarë Arben Lleshin brenda ambineteve të burgut është futur me anë të dronit. Ai e ka patur me vete armën në momentin që të tre kanë qenë në ambientin e ajrosjes. Fillimisht është thënë se ka patur një debat verbal mes tyre dhe më pas Mjacaj ka qëlluar me armë në drejtim të Lleshit dhe të Shaqja. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se Lleshaj ka marrë katër pulumba në qafë të cilët kanë rezultuar fatalë për jetën.

Pistat ku dyshohet

Lidhur me krimin e rëndë ka dy pista hetimi, ku njëra mund të jetë për ndonjë konflikt të mëhershme brenda ambienteve të burgut mes tre të burgosurve, dhe tjetra ajo e gjakmarrjes, ku Mjacaj dyshohet të jetë pajtuar nga persona të tjerë për të kryer vrasje.

Pse gjakmarrja?

Dyshohet se viktima Arben Lleshi i cili ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për jë krim të kryer në vitin 2013, mund të mos jetë vrarë rastësisht apo për shkak të ndonjë konfikti banal brenda burgut, por për “kokën” e tij mund të jetë pajtuar Mjacaj nga persona të tretë.

Arben Lleshaj nga fshati Laç-Bruçi i Matit, është autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012.

Sipas lajmit publikuar nga mediat britanike, Hoxha u vra në një apartament në qytetin anglez të Southempton por trupi i tij u dogj dhe u gjet në një makinë “Mercedes Benz”.

Për këtë ngjarje është dënuar me burg edhe vëllai i Lleshit, Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës. Dy vëllezërit nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për shkaqet se përse ekzekutuan Agim Hoxhën. Sipas mediave britanike, dy vëllezërit Lleshi merreshin me drogë në Angli.

Në maj të vitit 206, ai u ekstradua në Shqipëri, ku më pas u burgos në IEVP Peqin.

Saga e gjakmarrjes

Pas vrasjes në Britani të Agim Hoxhës, nisi një sagë e gjatë gjakmarrjeje mes fisit Hoxha dhe atij Lleshi.

Në vitin 2013-të u vra Xhavit Lleshi (babai i Agim Lleshit) të cilit i zunë pritë në vendin e quajtur Pujkë.

Në 15 maj të vitit 2016-të vritet Hajredin lleshi, vëllai i Xhavitit në fshatin e lindjes në Burrel.

Në 5 gusht të vitit 2020 zhduket Klevis Lleshi.  Ai u denoncua i humbur nga nëna e tij. Trupi i tij u gjet në 6 shkurt të vitit 2023 në Shpërdhet të Kurbinit.

“Nuk do të lëmë asnjë mashkull gjallë”, betimi që u mbajt pas vrasjes së vrasjes së Agim Hoxhës në Britani në vitin 2012

Viktima e mbetur këtë të premte në burgun e Peqinit, Arben Lleshi është një emër i njohur për drejtësinë dhe publikun, pasi në vitin 2012 në Britani ka varër dhe ka djegur trupin e shteasit Agim Hoxha.

Pas kësaj ngjarjeje dyshohet se fisi Hoxha ishte betuar “për të mos lënë asnjë mashkull gjallë” nga familja Lleshi.

Në vitin 2013 u vra në pritë në vendin e quajtur “Pujkë” xhaxhai i Arben Lleshit Xhavit Lleshi, ndërsa në vitin 2016 u vra para derës së shtëpisë Hajredin Lleshi.

Ndërkohë, po nga i njëjti trung familjar në vitin 2017 është rrëmbyer në Kamëz dhe zhdukur Artan Lleshi.

Ndërkohë, në vitin 2020, dyshohet se 21 vjeçari Klevis Lleshi është rrëmbyer në qytetin e Burrelit. Eshtrat e tij u gjetën pas afro tre vitesh në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.

Në asnjërën nga këto vrasje policia nuk ka mundur të gjejë autor pasi ato kanë qenë të tipit mafioz dhe nuk janë lënë gjurmë në vendin e krimit.

Për çdo vrasje janë marrë në pyetje anëtarët e familjes Hoxha nga fshati Shqefën i Macukullit, por kanë mohuar që të kenë dorë ata në këto vrasje, ndërsa policia nuk ka mundur dot të ngrejë akuzë ndaj tyre.

Për varsjet me armë zjarri autorët kanë zhdukur gjurmët në mjete, ku në vitin 2013 dyshohet se mjeti me të cilin u krye vrasja në vendin e quajtur “Pujkë” është hedhur në liqenin e Shkopetit, ndërsa ajo e vitit 2016 është djegur pak kilometra larg vendit të ngjarjes.

Kush është Sokol Mjacaj autori i dyshuar i ngjarjes?

Sokol Mjacaj është në burg që prej vitit 2015-të, pasi u akuzua prër vrasjen e dy turistëve çekë. Në 3 korrik të vitit 2013, vetëm pak javë pasi kishte dalë nga burgu, Sokol Mjacaj do të kryente një tjetër krim të rëndë, atë të vrasjes së dy turistëve çekë në zonën e Dukagjinit.

Arresitmi i tij u bë në datë 5 korrik të vitit 2015-të në një ndërtesë dykatëshe të braktisur.

Dëshmia në polici

Ndërkohë pas marrjes në pyetje në atë kohë Mjacaj ka rrëfyer dhe dinamikën e ngjarjes. Sipas tij ka hipur në Lotaj në mjetin e dy turistëve çekë, nën kërcënimin e armës, me qëllimin final për t’u marrë makinën.

Por në Prekal Michael Svatos ka tentuar t’i marrë automatikun. Në këtë moment 20-vjeçari ka qëlluar duke vrarë fillimisht 27-vjeçarin dhe më pas të dashurën e tij.

I lindur më 14 shkurt të vitit 1995, Sokol Mjacaj ka bërë 4 vite burg për vrasjen e një fëmije në bashkëpunim, ngjarje që e ka kryer në moshën 15-vjeçare.

Manja urdhëroi futjen e Mjacajt në regjimin “41 Biss”

Ditëne s potme, e premte 15 dhjetor 2023, Sokol Mjacaj, është urdhëruar të vendosej në regjimin e posaçëm, 41 bis. Lajmi është dhënë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili shprehet se nuk do të tolerohet asnjë nga të burgosurit që cënojnë rendin dhe sigurinë, apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal edhe në qeli.

“Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!” – tha Manja.

Sokol Mjacaj u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2015, pas ngjarjes së rëndë kriminale, ku vrau dy turistë çekë gjatë një grabitjeje me armë zjarri. /Vizion Plus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *