Subscribe

Ne 50 vitet e ardhshme, popullsia do te dominohet nga te moshuarit. Ne rruge e parqe do te ketë gjithnjë e me pak fëmijë dhe shume njerëz të moshës së tretë. Sipas analizave te bëra nga INSTAT rezulton se edhe Shqipëria po plaket si shume vende te botes.

 

Numri i lindjeve është përgjysmuar ndërsa është rritur mosha e grave qe bëhen nena. Nëse 60 vjet me pare, 6 fëmijë konsideroheshin normale për një familje shqiptare, sot ky numër është reduktuar mesatarisht ne 1 deri 2 lindje.

 

Gjate prezantimit te raportit për gjendjen e popullsisë se botes, publikuar nga agjencia e kombeve te bashkuara ekspertet vunë theksin për ndërmarrjen e politikave sociale.

 

Ne raportin e kombeve te bashkuara rekomandohet për politika te veçanta edhe ne edukimin seksual përmes kurrikulave ne shkolla. Sipas te dhënave 99 milion gra ne bote mbeten shtatzënë çdo vit ne mënyrë te pavullnetshme, ku 300 mije humbin jetën gjate lindjes.

 

Ndërkohë vitet e fundit edhe ne Shqipëri po flitet për moshën e katërt, personat mbi 70 vjeç. Popullsia e te moshuarve është rritur me 13% nga a 3.5 % qe ishte ne vitet ‘90.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *