E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Popullohen plazhet në Angli/ Njerëzit shpërfillin distancimin fizik

Temperaturat e larta në ditët më të nxehta të vitit kanë detyruar anglezët të shpërfillin rregullat e koronavirusit dhe të dynden nëpër plazhet e vendit.

Këto pamje me dron tregojnë se si dhjetra mijëra njerëz kanë zbarkuar në bregdetin jugor të anglisë, një sfidë edhe për autoritetet lokale të cilët ju lutën qytetërve të qëndrojnë larg njëri-tjetrit për të respektuar distancën fizike.

Reklamë

Ndryshe nga pjesa e veriut të vendit e cila po përballet me një mbyllje të re për shkak të koronavirusit, brigjet në jug po përballen me dyndje të qytetarëve.

Edhe në lindje, autoritetet verejne një rritje të numrit të turistëve vendas të cilët frekuentojnë bregdetin.

Temperaturat shënojnë 38 gradë celsius në Angli, dhe kaq ka mjaftuar që anglezët t’i drejtohen plazheve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë