“Populli kuqezi është zgjuar”/ Meta publikon videon nga manifestimi i 2 marsit

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video në të cilën shihen qytetarët e mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë tubimit të thirruar nga kreu i shtetit pasditen e të hënës.
Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shkruan krahas pamjeve se “demokracia nuk rrezikohet kur populli ngrihet në mbrojtje të Kushtetutës”. Duke iu referuar tumbimit të organizuar një ditë më parë, Presidenti thekson se tashmë populli kuq e zi është zgjuar.
“Demokracia nuk rrezikohet kur populli ngrihet në mbrojtje të Kushtetutës. Demokracia nuk rrezikohet kur populli ngrihet në mbrojtje të Kushtetutës, por kur pushteti, me anë të ligjeve antikushtetuese dhe antipopullore, kërkon të shtypë vullnetin e popullit, të drejtat e qytetarëve dhe të drejtat e tyre kushtetuese. POPULLI KUQEZI ËSHTË ZGJUAR!”




