Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi nge shqetësimin se numri i qytetarëve që kanë humbur jetën, apo vazhdojnë të jenë në numër të madh të prekur, nga ky virus në Mat, është i lartë.

Sipas saj, matjaneve po iu bëhet jeta shumë e vështire dhe e pasigurt, për shkak të ashpërsisë së koronavirusit.

“Trishtim i madh. Pandemia është treguar e pamëshirshme kudo në mbarë botën por dhimbja që ka kapluar Matjanët nga kjo situatë është e pamatë. Çdo ditë degjojme se përcillen për në banesën e fundit banorë të kësaj zone. Askush nuk jep të dhëna zyrtare, por numri i qytetarëve që kanë humbur jetën, apo vazhdojnë të jenë në numër të madh të prekur, nga ky virus në Mat, është i lartë. Matjaneve po u behet jeta shume e veshtire, shume e pasigurte: Për shkak të ashpërsisë së këtij virusi; Për shkak të pamundësisë për tu kuruar pasi tarifat e larta të medikamenteve ua pamundësojnë mjekimin.

Ajo shtoi mes të tjerash se numri i lartë i të prekurve nga pandemia, vështirëson shërbimin për pacientët.

“Institucionet lokale e qendrore përgjegjëse bëjnë sikur punojnë duke bërë “një sy qorr e një vesh shurdh” përballë ambienteve publike plot, dështimit në identifikimin e rasteve të prekura ndërsa situata u ka dalë nga kontrolli.Në një betejë globale, populli i Matit është i braktisur në mêshirë të fatit nga  të gjitha institucionet qê duhet të veprojnë për të parandaluar përhapjen dhe të identifikojnë këtë virus që po merr cdo ditë jetë njerëzish. Është koha për të siguruar jetën e qytetarëve dhe jo për të bërë propagandë korruptive për suksese imagjinare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *