Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo është takuar me mbretin Salman në Arabinë Saudite, për çështjen e zhdukjes së gazetarit Xhemal Khashoggi prej datës 2 tetor. Sipas mediave amerikane takimi nuk ka zgjatur më shumë se 15 minuta dhe ende nuk bëhet e ditur se për çfarë është biseduar.
Vizita e tij në Arabinë saudite u zhvillua me porosi të presidenti Donald Trump pasi bisedës me mbretin e Arabisë Saudite. Sekretari i shtetit Pompeo më pas to të vijojë vizitën e tij në Turqi për rastin Kasogi.
Shefi i shtëpisë se bardhe beri te ditur se mbreti saudite mohoi të ketë dijeni për ngjarjen .Ai i konfirmoi Trumpit se po punon ngushtësisht me Turqinë për të gjetur te vërtetën.
Gazetari Khashgogi u pa për herë të fundit në konsullatën saudite në Turqi. Ankaraja beson se ai u vra nga agjentët sauditë, por Riadi i ka hedhur poshtë pretendimet.
Sipas mediave amerikane gazetari ka vdekur gjatë marrjes në pyetje. Mbreti Salman urdhëroi një hetim për gazetarin e humbur të hënën. Familja Khashoggi në Arabinë Saudite nëpërmjet një deklarate ka bërë thirrje për një komision të pavarur dhe të paanshëm ndërkombëtar për të zbardhur .