E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pompeo takohet me Kim Jong Un

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo takoi udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong un në Phenian.Vizita e tij ne vendin komunist ka për qëllim denuklearizimin e gadishullit.

 

Sipas mediave, Kim Jong Un dhe sekretari amerikan i shtetit, biseduan edhe për çështjen e rrëmbimit të japonezëve nga Koreja e Veriut.

 

Reklamë

Te shtunën Pompeo mbërriti në Tokio, ndalesa e parë e turneut të tij treditor në, nga ku tha se qëllimi i takimit të tij me kreun e Phenianit, është zgjidhja e problemeve per te cilat është rënë dakord” në Singapor, gjatë takimit të Kim Jong Un me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

 

Pompeo zhvilloi gjithashtu takime me udhëheqësit e lartë të Japonisë, me të cilët diskutoi mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe përpjekjet për ti dhënë fund programit bërthamor.

 

Pas vizitës në Phenian sekretari amerikan i shtetit bpritet të vizitojë Korenë e Jugut dhe Kinën.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë