E diel, 20 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pompeo: SHBA tërhiqet nga traktati kundër armëve bërthamore

Sekretari amerikan Shtetit Mike Pompeo ka njoftuar këtë të premte tërheqjen e SHBA nga traktati dhjetë vjeçar i kohës së Luftës së Ftohtë, që ndalonte prodhimin e armëve bërthamore, duke shkaktuar shqetësim tek disa analistë se ky veprim mund të shkaktojë një garë të re armatimesh.

 

Në deklaratën e tij Pompeo është shprehur se nga 2 shkurti, Uashingtoni nuk do t’i përmbahet më kushteve të Traktatit të Forcave Bërthamore që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar me Rusinë.

 

Reklamë

Ndërkohë SHBA akuzon Rusinë për shkelje të traktatit, i cili ndalon prodhimin e disa llojeve të raketave. Rusia e mohon pretendimin. Ky ishte një traktat marrëveshje e kontrollit të armëve në botë për të ndaluar prodhimin e një kategorie të tërë armësh, posaçërisht të raketave që lëshohen nga toka me një rreze veprimi deri në 5,500 kilometra.

 

Në një deklaratë për gazetarit sekretari amerikan u ka thënë se SHBA do t’i japë njoftimin zyrtar Rusisë se po tërhiqet nga traktati për një periudhë gjashtë mujore, nëse Rusia nuk rikthehet tek kushtet e paktit. Tërheqja e SHBA-së do të kërkojë disa muaj, për shkak të mosmarrëveshjeve të pazgjidhura me Moskën.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë