E martë, 6 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Pompeo: Senati do ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ndodhet në Ohër ku po qëndron për një vizitë mbështetëse për Maqedoninë e Veriut e cila pret të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s deri në fund të vitit.

 

Reklamë

Në fjalën e tij Pompeo është shprehur i bindur që senati do të ratifikojë gjatë vjeshtës protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

 

Sekretari Pompeo gjatë vizitës së tij është takuar me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Zoran Zaev me të cilët diskutoi zgjerimin dhe forcimin e lidhjeve ekonomike dhe të sigurisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut e cila synon lidhje më të ngushta me perëndimin.

 

Sekretari Popmeo u tërhoqi vëmendjen udhëheqësve të Maqedonisë së Veriut për rreziqet e investimeve kineze në teknologjitë e ndjeshme dhe sipas tij Kina mund të përdorë ryshfetet për të siguruar marrëveshje për infrastrukturën në Ballkan.

 

Ndërkohë Maqedonia e Veriut pret edhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një mundësi që u hap pas marrëveshjes së saj për emrin më Greqinë, e cila është pika e fundit e vizitës së zotit Pompeo.

Vazhdo të lexosh

Reklamë