Në kulmin e garës për kryesimin e Shtëpisë së Bardhë dhe vetëm pak javë përpara se të mbahen zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, Sekretari Amerikan i Shtetit kërkon vigjilencë ndaj kërcënimit kinez. Duke folur nga shteti i Wisconsin i cili konsiderohet kyc nga kolegji zgjedhor për rezultatin përfundimtar të votave, Mike Pompeo ka përsëritur edhe njëherë se qeveria kineze është fajtore për të gjitha pasojat që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

 

MIKE POMPEO SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT

“Kina është përgjegjëse për koronavirusin dhe ka precedent të rëndë për menaxhimin e pandemisë. Partia Komuniste Kineze e dinte se sa i fuqishëm ishte koronavirusi që kishte origjinën në Wuhan. Ata censuruan dhe zhdukën sinjalizuesit kurajozë dhe gazetarët që u përpoqën të japin alarmin. Ata lejuan njerëzit nga Ëuhan të udhëtonin në Itali dhe jashtë vendit. Kina është fajtore për të vdekurit dhe rrënimin e ekonomive.”

Sekretari Pompeo porositi të gjitha njësitë diplomatike që të mos kenë asnjë qasje me kinezët dhe të tregohen syhapur ndaj ndikimit të tyre.

 

“Cfarë po bën Kina me ambasadat në të gjitha vendet? Të mbroni të drejtat e amerikanëve kërkon vigjilencë, qasja juaj me diplomatët kinezë nuk është ajo që duhet të bëni, sigurohuni që të gjithë ti dinë rreziqet e ndikimi të tyre, përmes investimeve, operacionet e infiltruara apo sistemet e survejimit.”

 

Mike Pompeo në fjalën e tij nënvizoi se të thuash të vërteten për Kinën nuk është partizanëe por është parësore, për të mbrojtur të drejtat e popullit amerikan.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.