E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 6 minuta më parë
Bota

Pompeo në Rusi, do të takohet me Putin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në datat 13 dhe 14 maj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Rusi, ku pritet që të takihet me presidentin rus, Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

 

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus përmes një deklarate për mediat ka thënë se bisedimet e Pompeos me Putinin dhe ministrin Lavrov do të zhvillohen në Soçi të Rusisë më 14 maj.

 

Reklamë

Ndër të tjera në fjalën e tij Ortagus ka thënë se aty do të diskutohen “sfidat” me të cilat përballen Rusia dhe Shtetet e Bashkuara. Gjithahstu pritet që gjatë kësaj vizite Pompeo të takohet edhe me pjesëtarë të ambasadës amerikane në Moskë si dhe me liderë biznesorë amerikanë në Rusi.

 

Aktualisht Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë mospajtime rreth rolit që ka secili shtet në Venezuelë, pasi përkrahin palë të kundërta.

 

Lideri opozitar, njëherësh presidenti i përkohshëm, Juan Guaido, ka përkrahjen e Shteteve të Bashkuara derisa presidenti i kontestuar, Nicolas Maduro gëzon përkrahjen e Rusisë dhe Kinës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë