Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në kuadër të turneut në gjitin Persik këtë të hënë ka mbërritur në Arabinë Saudite. Në fjalën e tij Pompeu është shprehur se, synon ndërtimin e një “koalicioni global” kundër Iranit.

 

Ndër të tjera ai ka theksuar se koalicioni do të përfshinte jo vetëm shtetet e Gjirit, por edhe vende në Azi dhe Afrikë që “janë të gatshme t’i kundërvihen”.

 

Gjitahshtu në këtë vizitë ai ka ripërsëritur edhe deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, se Uashingtoni është i gatshëm të negociojë me Teheranin pa parakushte, në përpjekje për të qetësuar tensionet.

 

Tensionet janë rritur prejse Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar, janë tërhequr nga marrëveshja bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore dhe kanë rikthyer sanksionet kundër Republikës Islamike.

 

Trump do që ta detyrojë Teheranin të rinegociojë marrëveshjen bërthamore, duke thënë se kushtet e saj nuk kanë qenë të ashpra mjaftueshëm sa për ta penguar Iranin nga krijimi i armës bërthamore.

 

Ndërkohë nga ana tjetër Irani mohon se mbështet aktivitetet terroriste dhe thotë se programi i tij bërthamor ka qëllime civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *