E diel, 20 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pompeo: NATO të përshtatet me sfidat e reja të sigurisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në një takim me ministrant e Jashtëm të vendeve anëtare është shprehur se NATO duhet të jetë më e përshtatshme për t’u përballur me kërcënimet që ekzistojnë aktualisht në botë.

 

“Ne duhet ta bëjmë më të përshtatshme aleancën tonë për t’u përballur me këto kërcënime emergjente siç janë: agresioni në rritje i Rusisë, konkurenca strategjike e Kinës, migrimi i pakontrolluar, sulmet kibernetike e të tjera”.

 

Reklamë

Takimi në Uashington i ministrave të Jashtëm të vendeve aleate të NATO-s zhvillohet në kuadër të ditës së dytë të samitit për shënimin e 70 vjetorin të themelimit të aleancës.

 

Gjithashtu pritet që ministrat të miratojnë një sërë masash që synojnë përmirësimin e mbrojtjes së NATO-s në rajonin e Detit të Zi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë