Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, është shprehur se liderët të ndryshëm sektarë në Irak, mbështesin praninë e forcave amerikane në vend, përkundër kërkesave publike që ato të largohen.

 

Pompeo gjatë një bashkëbisedimi me studentët në Kaliforni, ka thënë se një spektër i gjerë i udhëheqësve sunitë, kurdë dhe shiitë mbështesin përpjekjet e SHBA-së kundër terrorizmit në Irak.

 

“Ata nuk e thonë këtë në mënyrë të hapur, por privatisht, të gjithë e mirëpresin faktin që Amerika është akoma atje duke zhvilluar fushatën e saj kundër terrorizmit dhe duke siguruar një mundësi që irakianët të fitojnë sovranitetin dhe pavarësinë që dëshirojnë”.

Ndërkohë me 5 janar parlamenti i Irakut, miratoi një rezolutë që u kërkonte trupave të huaja të largoheshin nga vendi, pas një sulmi ajror amerikan që vrau një komandant të lartë ushtarak nga Irani, ndikimi i të cilit në vend rivalizonte atë të Shteteve të Bashkuara.

 

Gjithashtu Pompeo përsëriti përpjekjen e presidentit amerikan, Donald Trump për të zvogëluar praninë e Shteteve të Bashkuara në rajon duke ruajtur interesat e SHBA-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *