E martë, 22 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pompeo kërcënon Kinën: Do japin llogari për katastrofën e koronavirusit

Sekretari amerikan I shtetit Mike Pompeo gjate një interviste per median gjermane BILD eshte shprehur se do te vije dita kur do te japin llogari ata qe jane pergjegjes për dëmin global te shkaktuar nga koronavirusi.

MIKE POMPEO

SEKRETAR I SHTETIT, SHBA

Do të vijë një kohë kur përgjegjësit do të japin llogari. Jam shumë i bindur se kjo do të ndodhë. Për momentin është absolutisht e domosdoshme të fokusohemi në detyrën tonë aktuale që fillimisht ekonominë amerikane dhe më pastaj ekonominë globale ta rifillojmë në mënyrë sistematike, por do të vijë koha e akuzës.

Reklamë

Gjithashtu kreu I diplomacies amerikane deklaroi se ka pasur mungese informacioni nga Kina ne lidhje me virusin.

 MIKE POMPEO

SEKRETAR I SHTETIT, SHBA

Ne ndjejme keqardhje që ky virus, kjo epidemi që filloi në Ëuhan ne Kinë, nuk u njoh aq shpejt. Qeveria kineze, Partia Komuniste Kineze, nuk i dha këto informacione në kohën e duhur. Eshtë shumë për të ardhur keq. Është e rëndësishme që të dimë se si dhe ku filloi virusi. I kemi parë raportet e tregjeve të kafshëve të egra në Kinë, që detajon se prej ku ka ardhur virusi.

Pompeo shtoi se shume informacioni qe qarkullojne kanë për qellim dezinformimin e qellimshëm të qytetareve duke i konsideruar ato te rrezikshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë