E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pompeo dënon sulmin ndaj civilëve në një xhami në Afganistan

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Afganistan dhe luftës kundër terrorizmit. Këto komente vijnë pas një sulmi në një xhami ku mbetën të vrarë të paktën 69 besimtarë në lutjet e së premtes.

 

Reklamë

Në një komunikatë më 19 tetor, Pompeo tha se sulmi ndaj besimtarëve në një xhami të provincës Nangarhar të Afganistanit, “shfaq frikën dhe mizerinë e atyre që shfaqin dhunë ndaj të pafajshmëve”.

 

“Vendet e lutjeve duhet të jenë të shenjta, jo caqe për sulme vdekjeprurëse”, tha Pompeo duke shtuar se SHBA-ja dënon fuqishëm sulmin dhe shpreh ngushëllime ndaj familjarëve.

 

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë të përkushtuara në paqen dhe stabilitetin e Afganistanit dhe do të vazhdojnë luftën kundër terrorizmit”, theksoi Pompeo.

 

Xhamia e provincës Nangarhar ishte e mbushur me besimtarë kur ndodhi eksplodimi më 18 tetor.

 

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por talibanët dhe ekstremistët e Shtetit Islamik janë aktivë në lindje të Afganistanit.

 

Por, një zëdhënës i talibanëve në një adresim ka dënuar sulmin në xhami duke e konsideruar “krim të rëndë”.

 

Ekstremistët talibanë që janë myslimanë Sunitë, janë akuzuar për krime ndaj njerëzimit kundër minoritetit Shi’it dhe grupeve të tjera.

 

Bisedimet për paqe me talibanët u ndërprenë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha në shtator se ka anuluar një takim sekret me liderët e grupit militant, pas një sulmi me bombë në Kabul ku mbetën të vrarë 12 persona./Rel

    

Vazhdo të lexosh

Reklamë