Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 July 2026
Vizion fokus

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon protestën me...

“Nuk është më e flamingove, por e Saliut”, Balla...

“Aplikoni për programin Siguria dhe Hetimi”, Lamallari thirrje të...

Dita e 37-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Kina Jugore goditet nga tajfuni “Maysak”, përmbytje masive dhe...

Zbulohet shifra, ja sa do të paguajë klubi turk...

Java e Administratës Publike/ Prezantohen nismat e reja për...

Macron arrin në Siri, vizita e parë e një...

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

Dita e 37-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

Polonia vazhdon kursin e konfrontimit me BE-në

8 Tetor 09:16

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese polake pjesë të së drejtës së BE -së janë të papajtueshme me kushtetutën e vendit. Vendimi mund të nxisë më tej mosmarrëveshjen midis Varshavës dhe Brukselit.

A është e mundur që ligji evropian të ketë përparësi mbi të drejtën kushtetuese polake? Gjykata Kushtetuese polake në Varshavë vendosi që pjesë të së drejtës së BE-së janë të papajtueshme me të drejtën kombëtare polake.

“Përpjekja e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të ndërhyrë në sistemin gjyqësor polak shkel (…) rregullin e përparësisë së kushtetutës dhe rregullin që në procesin e integrimit evropian ruhet sovraniteti”, vendosën gjyqtarët në Varshavë.

Shtyrje disa herë e vendimit

Konkretisht çështja lidhej me pyetjen nëse dispozitat e traktateve të BE-së, me të cilat Komisioni i BE-sëjustifikon të drejtën e tij për të thënë një fjalë në çështjet e sundimit të ligjit, janë në përputhje me kushtetutën polake. Gjykata e kishte shtyrë vendimin për këtë çështje disa herë. Si arsye u tha në fund se ishin paraqitur aspekte të reja dhe gjykatës i duhet kohë për të formuluar pyetje në lidhje me to.

Kryeministri Mateusz Morawiecki i kishte kërkuar Gjykatës Kushtetuese të Polonisë që të rishikonte një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED) të 2 marsit 2021. Në vendim gjyqtarët kryesorë të BE-së konstatonin se ligji i BE-së mund t’i detyrojë shtetet anëtare të shpërfillin dispozita të caktuara të ligjislacionit kombëtar, edhe nëse është ligj kushtetues. Sipas GJED procedura për emërimet në Gjykatën Supremenë Poloni shkel ndoshta ligjin e BE.

Kjo do të nënkuptonte që GJED-ja mund ta detyrojë Poloninë të shfuqizojë pjesë të reformës së diskutueshme gjyqësore të qeverisë kombëtare-konservatore PiS. Për shkak të reformave Komisioni i BE-së ka nisur tashmë disa procedura kundër qeverisë së Varshavës dhe ka ngritur padi në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (GJED).

Mungesë mirëkuptimi në BE

Komisioni i BE-së reagoi “i shqetësuar” ndaj gjykimit të Gjykatës Kushtetuese Polake. Brukseli do të përdorë “të gjitha mjetet” për të siguruar që ligji i BE-së të respektohet në Poloni, tha Komisioneri i Drejtësisë i BE-së, Didier Reynders. Parimi që ligji i BE-së ka përparësi mbi të drejtën kombëtare dhe karakteri detyrues i vendimeve të gjyqësorit të BE-së janë thelbësore për Bashkimin Evropian./DW

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
BE kurs Poloni

Nga e njëjta kategori

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon protestën me pamje nga qendra

më shumë...

Kina Jugore goditet nga tajfuni “Maysak”, përmbytje masive dhe mijëra të evakuuar

më shumë...

Macron arrin në Siri, vizita e parë e një kreu shteti të Evropës që pas rënies së Asadit

më shumë...

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

Tiranë/ Konflikt mes tre personave te ish-Parku,...

10:25

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon...

10:19

“Nuk është më e flamingove, por e...

10:11

Si të dalloni një person që ka...

9:56

“Aplikoni për programin Siguria dhe Hetimi”, Lamallari...

9:50

Dita e 37-të e protestës, qytetarët nisin...

9:43

Këto ushqime ju ndihmojnë ta mbani sheqerin...

9:28

Kina Jugore goditet nga tajfuni “Maysak”, përmbytje...

9:21

Zbulohet shifra, ja sa do të paguajë...

9:00

Trëndafili i egër: Fruti i pasur me...

8:31

Java e Administratës Publike/ Prezantohen nismat e...

8:26

Macron arrin në Siri, vizita e parë...

7:33

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

7:29

Dita e 37-të e protestës, nis grumbullimi...

7:25

BE dënon aktivitetet destabilizuese të Rusisë në...

6:55

Netanyahu i kërkon SHBA-së të mos i...

6:54

Vatër e re zjarri në autostradën Tiranë-Durrës,...

6:44

Shkon në 50 numri i viktimave nga...

6:41

“Nuk duhet t’u jepen F-35 ose motorë...

6:33

Amorim mbërrin te Milani, zbulon premtimin që...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • “Kundërshtarëve të mi”! Rama mesazh me vargjet e Dritëro Ago...
  • Tritol makinës në Shkodër, policia: Ja kujt i përkiste, u sh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.