Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 August 2026
Vizion fokus

“Lumi Ibër do të rrjedhë sipas gjeografisë, jo folklorit”,...

Tërmeti 7.4 ballë, udhëheqësit botërorë i japin mbështetje Kolumbisë

Mbyllet dita e 72 e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Zhvillohet protesta në Orikum, banorët kërkojnë rikthimin e bashkisë

“Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, banorët e Dimalit...

Makina del nga rruga në Torino, përplas disa persona,...

72 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Zjarrfikësit në luftë me flakët në Krujë, Nufi: Krenarë...

Vrasja e Joan Zykos në Korçë/ Zbardhet dëshmia e...

Tronditet tregu global i energjisë, Irani vendos tarifa për...

Polonia rinis kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë

7 Korrik 17:17

Polonia rifilloi këtë të hënë kontrollet në kufijtë me Gjermaninë dhe Lituaninë, duke ndjekur shembullin e masave të ngjashme të ndërmarra nga Gjermania më herët, me qëllim pengimin e azilkërkuesve.

Kryeministri polak, Donald Tusk, qeveria e të cilit i mbijetoi një votëbesimi në parlament së voni, i paralajmëroi këto kufizime që prej javës së kaluar.

Presioni u rrit pasi grupet e ekstremit të djathtë në Poloni e akuzuan Gjermaninë për transportimin e migrantëve në territorin polak, pas mbërritjes së tyre në Evropën perëndimore.

Kontrollet që nisën natën e së dielës, do të zgjasin fillimisht 30 ditë, por autoritetet mund t’i zgjasin edhe më tej nëse është e nevojshme, tha Ministria e Brendshme e Polonisë.

“Migrimi i paligjshëm është thjesht një krim”, tha ministri i Brendshëm polak, Tomasz Siemoniak, gjatë një konference për media.

Kufiri i Polonisë me Lituaninë, që shtrihet në 104 kilometra, do të ketë kontrolle në 13 pika kalimi. Ndërsa, kufiri me Gjermaninë, i gjatë 467 kilometra, do të ketë kontrolle në 52 pika.

Autoritetet lituaneze thanë të hënën se janë të gatshme të përballen me bllokime të mundshme të trafikut në kufirin polak.

“Nëse krijohet trafik i shtuar, ne do të fillojmë ta menaxhojmë lëvizjen… për t’i minimizuar ndërprerjet dhe për t’i bërë kontrollet sa më të shpejta”, tha Antanas Montvydas, zëvendësshef i

Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare të Lituanisë, për radion lituaneze.

Pas marrjes së detyrës në maj, kancelari gjerman, Friedrich Merz, i cili e bëri politikën më të ashpër të migracionit shtyllë të fushatës së tij elektorale, urdhëroi rritjen e pranisë policore në kufi dhe tha se disa azilkërkues do të ndalohen të hyjnë në Gjermani.

Javën e kaluar, Merz tha se Polonia dhe Gjermania po bashkëpunojnë ngushtë për t’u siguruar që kontrollet kufitare të Gjermanisë të shkaktojnë sa më pak probleme dhe vonesa.

“Mbrojtja e kufijve kundër migracionit të parregullt është një interes që Gjermania e ka, Polonia e ka dhe fqinjët tanë evropianë e ndajnë me ne”, tha të hënën Stefan Kornelius, zëdhënës i Merzit.

“Ne nuk duam kontrolle të përhershme kufitare”, shtoi ai.

Bashkimi Evropian ka një zonë udhëtimi pa viza, të quajtur Schengen, e cila u mundëson qytetarëve të shumicës së vendeve anëtare të udhëtojnë lirshëm përtej kufijve.

Zvicra është gjithashtu pjesë e zonës Schengen, edhe pse nuk është anëtare e BE-së.

Sipas BE-së, shteteve anëtare u lejohet të rivendosin përkohësisht kontrolle kufitare, në rast të ndonjë kërcënimi serioz, si siguria e brendshme.

Me rregulla, kontrollet kufitare duhet të zbatohen si mjet i fundit në situata të jashtëzakonshme dhe duhet të jenë të kufizuara në kohë. /REL/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Gjermania Lituania Polonia Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Shakira reagon pas tërmetit tragjik në Kolumbi: Zemra ime është me ju!

më shumë...

Tërmeti 7.4 ballë, udhëheqësit botërorë i japin mbështetje Kolumbisë

më shumë...

Mbyllet dita e 72 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Ksamil/ Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, ndëshkohet me 500 000 lekë të rinj drejtuesi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:14

“Lumi Ibër do të rrjedhë sipas gjeografisë,...

10:47

Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë...

10:39

Shakira reagon pas tërmetit tragjik në Kolumbi:...

10:26

Tërmeti 7.4 ballë, udhëheqësit botërorë i japin...

10:22

Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun...

10:06

Mbyllet dita e 72 e protestës, qytetarët...

9:52

Ksamil/ Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet...

9:41

Zhvillohet protesta në Orikum, banorët kërkojnë rikthimin...

9:39

A duhet të futesh në ujë menjëherë...

9:14

“Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, banorët...

8:47

Makina del nga rruga në Torino, përplas...

8:38

Krujë/ Zjarr i madh në Halil, flakët...

8:31

72 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

8:07

Zjarrfikësit në luftë me flakët në Krujë,...

7:31

Vrasja e Joan Zykos në Korçë/ Zbardhet...

7:12

Tronditet tregu global i energjisë, Irani vendos...

7:11

Po përpiqeni t’i forconi dhe t’u jepni...

6:47

5 kate pa leje në Qeparo, Hita...

6:42

Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në...

6:36

Bilanci i AMP-së për korrikun: 11 të...

Më të klikuarat

  • Nëna e 20 vjeçarit që u vra në Korçë prek me dedikimin për t...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • 5 kate pa leje në Qeparo, Hita pezullon gjithë zinxhirin dre...
  • “Krijuam familjen tonë”, këngëtari Mateus Frroku bëhet baba...
  • Gjermania i jep Izraelit “Drakon”, nëndetësen e fuqishme që...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.