E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Polonia mbështet negociatat për Shqipërinë

Ministri i jashtëm polak deklaron ne Tirane mbështetjen e vendit te tij per çeljen e negociatave. Ne konferencën e përbashkët per shtyp me homologun Bushati, shefi i diplomacisë polake e vuri theksin tek aksioni intensiv qe duhet te ndërmarre Shqipëria, per te bindur anëtaret e unionit. Jacek Kaputovic konfirmoi ngritjen e nje grupi qe mbështet zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Ndërsa ministri ynë i jashtem Ditmir Bushati u shpreh se Shqipëria eshte e vendosur per tu bere pjese e familjes europiane. Ai vlerësoi edhe nismën e Greqisë per te organizuar takimin ne mbështetje te çeljes se negociatave

 

Reklamë

Lidhur me bisedimet me Greqinë per kufirin detar ministri per europen e punet e jashtme, tha se nuk është e rëndësishme data se kur firmoset marrëveshja, por qe ajo te jete e zbatueshme.

 

Ndërkohe ministri i jashtëm grek Kotzias ka konfirmuar se do te takohet brenda pak ditësh me homologun Bushati.

Më shumë video

Reklamë