Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, i ftuar ne Real Story ka deklaruar se është e panevojshme që në këtë ngjarje të përfshihej politika, të dy palët sipas tij si pala greke ashtu dhe pala shqiptare duhet të ishin më të matura.

 

Ndërkohë që ka theksuar se në të gjithë këtë sërë reagimesh atë që e sheh të paarsyeshme, është reagimi i djeshëm dhe këtë të hënë i kryeministrit  Edi Rama.

 

“Reagimi i Ramës dje dhe sot, ishte i panevojshëm, pasi ngjarje të tilla ka gjithmonë dhe ndodhin në çdo vend. Ky ishte një person me dy nënështetësi dhe është vrarë në një kundërpërgjigje që ai ka bërë ndaj forcave speciale RENEA. Ndërkohë që duhet të ishte Tsipras ai që duhet të reagonte në këtë ngajrje por cuditërisht ai është treguar i matur në krahasim me kryeministrin Edi Rama. Sigurisht që kjo është një situatë që do të përdoret politikisht nga të dy palët.”

 

Pollo gjithashtu është shprehur se reagimin e Ramës e shikon si një mënyrë për të larguar vëmendjen nga ngjarjet më të fundit të ndodhura në vendin tonë, rasti i Vangjush Dakos, dorëheqja e Fatmir Xhafaj, pasi kjo është një qeveri që për 4 muaj është kapur me 14 skandale.

 

Ndërsa ka theksuar se Fatmir Xhafaj nuk duhet ta kishte pranuar postin e Ministrit te Brendshem duke ditur problemet qe kishte vëllai i tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *