E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pollo: Rama të pranojë me gojën plot ekzistencën e 15 kushteve

Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo kërkoi nga kryeministri Edi Rama që të mos refuzojë më ekzistencën e 15 kushteve për Shqipërinë në BE.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Pollo tha se në rezolutën e miratuar sot në Parlamentin Evropian përmenden qartë edhe 15 kushtet e caktuara për qeverinë “Rama” nga BE.

Reklamë

“Propozimi i theksimit të këtyre 15 kushteve erdhi nga grupi parlamentar kryesor që është ai i Partisë Popullore Europiane dhe u përkrah nga grupe të tjera e shumë deputetë të veçantë, të majtë e të djathtë, me një shumicë solide (56%) në plenare.  Më e pakta që mund të bëjmë është që të apelojmë njëzëri që zoti Rama të ndërpresë një orë e më parë mohimin e ekzistencës së këtyre kushteve, të pranojë me gojën plot ekzistencen e tyre dhe të tregojë në se është në gjendje të japë kontribut për përmbushjen e tyre. Këtë pres të degjoj prej tij pavarësisht nga dyshimet e mija nëse don e nëse mundet.”

Shefi i qeverisë, Rama, mohoi që të ketë kushte për Shqipërinë, ndërsa ironizoi edhe opozitën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë