Ish-deputeti i PD, Genc Pollo ka bërë me dije se opozita do t’i rikthehet sërish protestave.

 

I ftuar në studion e emisionit të mëngjesit, 7pa5 në Vizion Plus, Pollo tha se qeveria ka dështuar dhe se dikush tjetër duhet të marrë drejtimin për plotësimin e kushteve me qëllim hapjen e negociatave.

 

“Aksioni do të shpaloset e do të shtjellohet shpejtë. Unë jam I mendimit që një qeveri që ka provokuar në mos 100% – 95% të këtyre problemeve që janë përkthyer në nënkushtet e vendosura nga Bundestagu nuk mund të jetë ajo që do ti zgjidhi këto probleme. Pra në një mënyrë ose një tjetër duhet të largohet. Pasi me thirrje e apele Edi Rama nuk mund të largohet pasi nuk do të ngjitet dot në nivelin e homologut të tij maqedonas.”

 

Sipas Pollos, shkak I mos hapjes së negociatave kanë qenë problemet e brendshme të Shqipërisë e jo ato të BE.

 

“Absolutisht problemet e brendshme të Shqipërisë. Jo se nuk ka çështje të brendëshme në Bashkimin Europian po ato janë irrelevante, janë të parëndësishme në raport me çështjet që kemi ne. Dhe efekti I çështjeve që kemi ne ndikojnë në procesin e integrimit europian dhe konkretisht në vendimin e çështjes së negociatave.”

 

Me shpresën se negociatat do të hapen në maj, Pollo I bëri apel klasës politike që të nisë punën për plotësimin e kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman.

 

“Për ne si të hapeshin negociatat javën e kaluar, do të prisnim përmbushjen e kushteve.  Shqipëria nuk është se u dëmtua pasi do të kemi një vendim në maj ose në prill dhe në të dyja rastet aty aty dalim. Por që të marrim një vendim pozitiv kjo gjë varet nga ajo se çfarë do bëjmë ne.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *