E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pollo mesazh Bashës: Do të përgjigjesh për blindimin e portave dhe dritareve në selinë e PD

Një ditë më parë, xhamat e përparmë të selisë blu u veshën me letër ngjitëse me logon dhe simbolet e PD-së. Këto ndryshime të bëra vetëm 2 ditë para 5 janarit, dita ku Sali Berisha i ka lënë afat Lulzim Bashës që t’i lirojë zyrën, kanë shkaktuar revoltë te demokratët krah Berishës.

 

Një ndër ta është edhe Genc Pollo, i cili paralajmëron Lulzim Bashën se do të përgjigjet për blindimin e portave dhe dyerve të selisë së PD-së.

 

“Montimi këto ditë i portave dhe i dritareve të blinduara në katin përdhes të selisë së Partisë Demokratike është sa e dënueshme aq edhe qesharake. Basha dhe ish-zyrtarët do të përgjigjen për këtë. Por në çdo rast selia duhet t’i kthehet organeve legjitime të PD siç kanë vendosur kuvendi dhe anëtarësia. Jo më vonë se 8 janar! Të shtunën, 8 janar, ora 12:00 shihemi aty!!” shkruan ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë