Politikani ndez debat në Japoni: Grave mbi 30 vjeç që nuk kanë lindur tu hiqet mitra

Udhëheqësi i një partie të vogël opozitare japoneze kërkoi falje të dielën (17 nëntor) për sugjerimin që grave pa fëmijë duhet t’u hiqet mitra pasi të mbushin 30 vjeç, në mënyrë që të ndjehen se kanë një “kufizim kohor” për lindjen e fëmijëve.
Gjatë një debati rreth rënies së nivelit të lindjeve në vend ai la të kuptohej se ky ligj mund të çonte në zgjedhjen e grave për të pasur fëmijë më herët. Naoki Hyakuta, një shkrimtar dhe kreu i Partisë Konservatore të Japonisë, e ngriti idenë e diskutueshme në një emision në YouTube të transmetuar të premten, më 15 nëntor, në të cilin ai ishte i ftuar, megjithëse theksoi se nuk e mbështet atë.
Në një fjalim në Nagoya të dielën, ai pranoi se komentet që dëgjoi për atë deklaratë “ishin shumë të hidhura” dhe i mori përsëri mbarpsht fjalët e tij.
“Do të tërhiqem dhe do të kërkoj falje pasi kishte njerëz që e konsideruan ofenduese atë që thashë”, tha ai.
Numri i lindjeve në Japoni në gjysmën e parë të 2024 ra në nivelin më të ulët që nga viti 1969, treguan të dhënat e qeverisë në shtator, duke nënvizuar problemin e vështirë demografik me të cilin përballet vendi./vizionplus.tv
I want you to know the current state of Japanese politicians.
Naoki Hyakuta, leader of the far-right Conservative Party of Japan with 3 seats in the House of Representatives@BBCWorld @bbcnewsjapan @BBC @CNN @NBCNews @ABC @CBSNews @FoxNews
— ⁑リコマイ ⁑ (@sakuraironoharu) November 10, 2024




